PSG kërkon sulmues

20/12/2011 13:30

Roberto Soldado, sulmuesi i Valencias, është në axhendën e Paris Saint Germain për përforcimin e repartit të sulmit në merkaton e janarit.

Sipas ‘France Football’, futbollisti spanjoll i pëlqen shumë drejtorit sportiv të ekipit, ish-trajnerit të Milanit dhe Interit, Leonardo.

PSG është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Soldadon falë pasurisë së pronarëve nga Katari që ka tashmë klubi i kryeqytetit francez. Edhe pse Valencia nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin, nevoja për para mund të bëjë që të ndryshojë mendim.

Gjithsesi, Soldado mund të transferohet në Francë vetëm nëse nuk arrihet blerja e Carlos Tevez nga PSG.

Sulmuesi argjentinas kërkon të luajë për Milanin, por Milani kërkon një huazim falas deri në fund të këtij sezoni dhe negociatat janë bllokuar për momentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA