Festat, Bashkia apel për ulje cmimesh

20/12/2011 13:20

Bashkia e Tiranës i ka bërë apel tregtarëve që ndryshe nga vitet e shkuara të mos rrisin cmimet për festat, por të krijojnë një marrëdhënie të re me konsumatorin, duke aplikuar uljet, ashtu sic ndodh në të gjitha vendet e tjera.

Kjo deklaratë u bë nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti i cili së bashku me punonjësit e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vijuar kontrollet në tregun e lirë të fruta-perimeve në sheshin “Avni Rustemi”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se në qendër të aksionit do të jenë dhe tregtarët ambulantë që tregtojnë fruta-perime pranë tregut të Pazarit të Ri në sheshin “Avni Rustemi” në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA