UEFA analizon Ligën e Kampioneve

19/12/2011 16:50

Në pritje të zhvillimit të 1/8 të finaleve që sigurisht premtojnë spektakël me bollëk, UEFA ka analizuar lojërat e deritanishme në Ligën e Kampioneve.

Vitrina më e bukur e futbollit europian, ka shtuar numrin e golave në këtë fazë, krahasuar me 1 vit më parë dhe sipas drejtuesve të UEFA-s, ka rritur cilësinë e lojës.

“Faza e grupeve na ka ofruar disa ndeshje për t’u mbajtur mend, shumë emocione dhe gola për tifozët anembanë botës. Vetëm në ndeshjet e zhvilluara në grup u shënuan 254 gola, ndërsa disa prej skuadrave kanë arritur kualifikime historike. Bazel  ka arritur për herë të parë në këtë pikë të turneut, ndërsa Napoli, Zenit dhe Apoel, janë tashmë në një territor të paeksploruar”, tha sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino.

Infantino përgëzoi edhe Barcelonën kampione e Europe në fuqi, dhe fituese e freskët e botërorit.

“Futbolli europian për klube po forcohet shumë dhe për të gjetur një fituese botërori që nuk vjen nga Europa, duhet të kthehemi në 2006″, tha sekretari i UEFA-s.

Top Channel