Tigana e Anelka, dyshja franceze në Kinë

19/12/2011 17:30

Trajneri i njohur francez Jean Tigana’ iu bashkua futbollistit Nikolas Anelka’ në aventurën e re që të dy kanë pranuar të nisin në një vend ku futbolli ende nuk shkëlqen si në pjesën tjetër të botës.

Tekniku transalpin ka firmosur një kontratë një-vjecare me ekipin kinez Shangai Shenua’, që militon në një ligë modeste për nga cilësia në Azi.

56-vjecari që më parë ka drejtuar Fulhemin dhe PSG, do të ketë mes futbollistëve në dispozicion, edhe sulmuesin Nikolas Anelka’ për sezonin që do të nisë. Tigana’ ishte një prej sulmuesve kryesorë në triumfin e Francës në 1984 në kampionatin europian dhe kontrata e tij sipas mediave është mjaft e majme.

“Unë mund të kisha shkuar në Angli ose në Turqi, por zgjodha të jem këtu dhe ndihem i privilegjuar. Kam gjetur sfida të reja këtu dhe kjo nuk është zgjedhje financiare”, tha trajneri Tigana’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA