Qyteti bregdetar i Socit në Rusi, po zhndërrohet dita-ditës me ritmin e lartë të punimeve për Lojërat Dimërore që do të zhvillohen në vitin 2014.
Krasnaja Polana, që ishte dikur një fshat i harruar pranë Socit, me 3 mijë banorë buzë Detit të Zi, do të presë të gjitha aktivitetet olimpike jashtë sallave, dhe gjallëria ka impresionuar njerëzit.
Kur qytetit të Socit iu dha e drejta për të organizuar Lojërat Dimërore të 2014, kritikët thanë se ky ishte një bast i madh, jo vetëm për infrastrukturën e dobët, por sepse do të ndërtohej gjithcka nga hici. Por përgatitjet e bëra nga autoritetet ruse tregojnë se do të jetë një turne i bukur.
Sipas pritshmërive të zyrtarëve rusë, në Soci do të jenë në të njëjtën kohë, rreth 16 mijë turistë për të ndjekur lojërat Dimërore në një kohë kur temperaturat do të jenë nën zero.
Top Channel