Itali, 17 të arrestuar për trukim ndeshjesh

19/12/2011 10:50

Mëngjesin e së hënës ka ardhur një tjetër goditje ndaj korrupsionit në futbollin italian.

17 persona janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, të akuzuar për mashtrim sportiv. Policia italiane mendon se kupola e trukimeve të ndeshjeve është në Singapor, ndërsa qendra e operacioneve ndodhet në Europën Lindore.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, një nga të arrestuarit është edhe futbollisti i njohur Cristiano Doni, ish-kapiten i Atalantës. Ish-mesfushori aktualisht është i pezulluar nga drejtësia sportive, i akuzuar për trukimin e të paktën tre ndeshjeve të Serisë B në sezonin e kaluar.

Operacioni policor ka nisur në Kremona dhe arrestimet janë kryer në 10 qytete të ndryshme italiane. Mes të arrestuarve ka edhe të tjerë futbollistë dhe ish-futbollistë si Carlo Gervasoni (Piacenza, aktualisht i pezulluar), Filippo Carobbio (Spezia), Zamperini dhe Luigi Sartor (ish-lojtar i Parmës, Vicenzës, Interit dhe Romës) dhe Marco Paolini (Benevento, i pezulluar).

Top Channel