“Do të bëj të pamundurën për të marrë Carlos Tevez”. Kështu është shprehur Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, duke i premtuar tifozëve kuqezinj sjelljen në Milano të sulmuesit argjentinas të Manchester City.
“Nëse Cassano nuk do të kishte pasur problemet që e prekën nuk do të kërkonim sulmues. Nuk duam ta blejmë Tevez-in, por duam ta marrim hua falas deri në qershor me të drejtë blerjeje më pas. Lojtari dëshiron të luajë për ne dhe jo me PSG. I kemi bërë një ofertë Manchester City-t dhe shpresojmë që ta pranojnë”, u shpreh Galliani.
“Në rast se nuk arrijmë të marrim Tevez, alternativa është Maxi Lopez. Kemi një marrëveshje me Catania-n dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 janar”, shtoi administratori i deleguar kuqezi.
Top Channel