Dhuna, FSHF fajëson Pogradecin

19/12/2011 17:10

Dhuna e shfaqur në kategorinë superiore ndaj arbitrave, nuk do të tolerohet nga Disiplina e FSHF-së edhe kur bëhet fjalë për një ekip si Pogradeci, që nuk është shquar asnjëherë për incidente.

Përballë akuzave të liqenorëve, për shitjen e ndeshjes nga arbitri, presidenti i FSHF-së ka lënë fajin te skuadra pogradecare, duke kërkuar mbrojtjen e arbitrave dhe shmangien e akuzave pa baza.

Presidenti i Pogradecit Artan Shkëmbi, njëkohësisht kryetar bashkie i këtij qyteti kishte akuzuar arbitrin Enea Jorgji se shiti ndeshjen e luajtur ndaj teurtës, ku vendasit humbën 2-1. Por edhe pse pamjet treguan se arbitri Jorgji kishte patur një gjykim korrekt, nuk munguan sulmet e tij në dhomat e zhveshjes, sinjale që kishin nisur që me hedhjen e sendeve të forta në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA