Seria A, fitojnë Juve dhe Inter
18/12/2011 18:00
Juventus rimerr kreun e renditjes në Serinë A, ku ishte “ulur” përkohësisht AC Milan.
Bardhezinjtë arritën të fitonin kundër Novarës me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Pepe që në minutat e para dhe Kualjarela, në pjesën e dytë, që rikthehej tek goli pas 634 ditëve.
Interi po ashtu arriti të fitojë minimalisht ndaj Cesenës 1-1 në fushën e këtyre të fundit, me një gol ta Ranokias, që bëhet shpëtimtari i zikaltërve në këtë mënyrë.
Derbi siçilian Katania-Palermo u mbyll 2-0 , ndërsa në “Marassi” Genoa-Bologna përfundoi 2-1. Parma dhe Leçe u ndanë në barazim 3-3.
Top Channel