Milani përkohësisht në krye

18/12/2011 00:00

Milani mundi 2-0 Sienën dhe merr përkohësisht kreun e kampionatit italian.

Në San Siro skuadra mike arriti të rezistojë vetëm 55 minuta, pasi në atë moment Nocerino kaloi kuqezinjtë e Algerit në avantazh.

Ky gol çliroi Milanin, i cili shënoi golin e dytë 10 minuta më vonë me suedezin Ibrahimovic.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe shpreson në ndonjë humbje pikësh të Juventusit dhe Udineses që do të luajnë të dielën me skuadrat e shqiptarëve Ujkani dhe Lorik Cana, respektivisht me Novarën dhe Lazion.

Top Channel