Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur Një tjetër institucion kulturor çeli dyert për kënaqësinë e publikut artdashës të kryeqytetit, por edhe të mbarë vendit: Teatri i Komedisë.
Aktorë të mirënjohur të skenës dhe ekranit, figura të rëndësishme artistike, por edhe politikanë të ndryshëm kanë qenë të ftuar në premierën e parë të vënë në skenë nga ky teatër.
“Ndihem shumë i privilegjuar dhe i nderuar sepse nuk të jepet shpesh rasti për të drejtuar një teatër. Besoj se është një shans më shumë edhe për të rinjtë. Fokusi i këtij teatri do të jetë komedia dhe publiku do të ketë një mundësi më shumë për tu zbavitur”, thekson Cipi, drejtori i sapoemëruar i teatrit.
Kastriot Cipi, gjatë fjalës së hapjes përfitoi nga rasti për të uruar një nga yjet e artit shqiptar, aktoren Tinka Kurti me rastin e ditëlindjes.
Shfaqja quhet “XXL Televizion” dhe vihet në skenë me regji të Naun Shundit dhe Stefan Capalikut, nën interpretimin e disa prej emrave më të njohur në fushën e aktrimit.
Ngjarjet zhvillohen në studiot e një televizioni lokal. Komedia vendos teatrin kundër televizionit dhe i kushtohet realitetit mediatik shqiptar në veçanti dhe atij global në përgjithësi. Në hyrje të teatrit, si pjesë integrale e shfaqjes, është vendosur edhe një ekspozite, e cila përmban 12 punime artistike të krijuara nga studentë dhe ish-studentë të Universitetit të Arteve.
Cdo vepër përfaqëson njërin prej 12 aktorëve në shfaqje.
Top Channel