Bayern Mynih, me klub fansash në Shqipëri
18/12/2011 21:50
Të gjithë tifozët shqiptarë dhe ata në trevat ku flitet shqip, tashmë do të përfaqësohen zyrtarisht me një klub fansash të klubit gjerman Bajern i Mynihut.
Ëndrra e tifozëve të gjigandit gjerman për të qenë pjesë e emrit mitik, është bërë realitet me njohjen zyrtare nga ana e vetë klubit Bajern i Mynihut.
Të jesh pjesë e këtij fan-club-i ka edhe përfitimet e veta, pasi klubi i Bajernit do të ofrojë bileta të rezervuara për anëtarët në takimet që luhen në stadiumin “Allianz Arena”.
Gjithashtu anëtarët do të kenë privilegjin të marrin autografe dhe bëjnë foto me futbollistët. Ndërsa biletat dhe artikujt e ndryshëm për këta anëtarë do të jenë me 10 përqind ulje.
Top Channel