Studentët në mbrojtje të Piramidës

17/12/2011 20:00

E ardhmja e arkitekturës shqiptare ka shprehur protestën e saj ndaj institucioneve shtetërore për lënien në harresë të Piramidës pas ndricimit të bulevardit kryesor të qytetit.

Edhe pse studentë, me fondet e tyre, ata kanë blerë drita zbukuruese për një ndricim simbolik të Piramidës. Ata shprehen të shqetësuar për faktin, se kjo pjesë e qendrës së kryeqyetit, edhe pse pak metra nga selia e kryeministrisë, është lënë në terr të plotë.

Gjatë një tubimi paqësor përpara piramidës ata kërkuan ndalimin e vendimit për prishjen e saj.

“Qëllimi ynë fillestar është të tregojmë se kjo ndërtesë është e rëndësishme njësoj me ndërtesat e tjera, dhe për të treguar se Piramida është një objekt shumë i rëndësishëm në memorien kolektive të këtij vendi dhe është absurde që është lënë në harresë. Jo vetëm ne, por cdo student në këtë nismë është kundër prishjes së Piramidës”, thotë Megi Maria Nikolla, anëtare e Forumit të Arkitektëve të Rinj.

Forumi i Arkitektëve të Rinj janë ndihmuar edhe nga Shoqata e Arkitektëve dhe Rally Albania. Të rinjtë u shprehën se do të vijojnë me aktivitete të tjera në mbrojtje të Piramidës, për t’i kujtuar të gjithë ata që morën vendimin për prishjen e saj, se ajo ka vlera arkitekturore dhe historike për të gjithë brezat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA