Kërcënimet dhe grabitjet me armë, janë një problem jo vetëm për lojtarët e Napolit, por edhe për të gjithë ata persona që u rrijnë afër atyre.
Këtë herë pre e grabitjes me pistoletë është bërë agjenti i Cavani-t dhe gruaja e tij shtatzënë. Sipas mediave italiane, Claudio Anelluci është grabitur nga gjatë kohës kur ishte në makinën e tij i shoqëruar nga bashkëshorjta shtatzënë në muajin e shtatë.
Sipas denoncimit të kryer në polici, grabitësi ka vendosur pistoletën në xhamin e makinës, nga ana e bashkëshortes së Anellucci-t dhe i ka kërkuar atij dorëzimin e orës, Rolex dhe portofolit.
Megjithatë, vetë agjenti i Cavani-t është shfaqur i qetë pas ngjarjes dhe ka thënë për mediat se Napoli është një qytet me njerëz të jashtëzakonshëm që nuk mund të penalizohet prej një grushti kriminelësh.
Ky ishte rasti i dytë i grabitjes së personave që kanë lidhje me futbollistët e Napolit. Pak javë më parë u grabit gruaja e Hamsik, një tjetër lojtar kyç i napolitanëve.
Top Channel