Platini: Messi meriton Topin e Artë

16/12/2011 10:40

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, voton Leo Messin për Topin e Artë.

Në një fjalim gjatë së premtes, lideri i futbollit europian përzgjidhi argjentinasin si futbollistin më të mirë në botë, edhe pse në rolin e tij i takon që të jetë i rezervuar përsa i përket preferencave të tij.

Platini, së bashku me Johan Cruyff dhe Van Basten janë futbollistët e vetëm që kanë arritur të fitojnë Topin e Artë tre herë radhazi, por presidenti i UEFA-s shpreson që rekordi i tij të thyhet prej 24-vjeçarin.

”Është një futbollist fantastik dhe e meriton të thyejë rekordin tim. Unë fitova Topin e parë të Artë në moshën 28-vjeçare, ndërsa ai është 24 vjeç dhe ka fituar që tani dy. Rekordet janë bërë për t’u thyer. Leo ka teknikën dhe ritmin e duhur për të bërë mrekullira me topin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA