
Juventus shumë shpejt do të ketë më shumë të ardhura në arkat e saj gjë që do ta ndihmojë shumë atë për merkaton e transferimeve. Mësohet se klubi torinez do të rrisë kapitalin e saj me 120 milionë euro, falë kjo edhe lëvizjeve në bursë.
Në merkaton e muajit janar, drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të bëjnë shpenzime të mëdha për të manovruar në përfundim të sezonit.
Trajneri Antonio Konte kërkon me cdo kusht një qendërmbrojtës dhe emri i përmenmdur kohët e fundit është ai i Raul Albiol nga Reali i Madridit. Futbollisti spanjoll nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadër nga trajneri Murinjo, i cili duket se nuk do të kundërshtojë largimin e tij.
Synimi i Juventusit është që ta marrë Albiol në formë huazimi me të drejtë blerje, operacion ky që është i realizueshëm.
Një tjetër emër që përmendet për përforcimin e mbrojtjes është ai i Caceres. Drejtuesit torinezë kanë filluar tashmë bisedimet me Sevijën e cila kërkon 6 milionë euro për uruguajanin, ndërsa Juve ofron 5 milionë.
Megjithatë kjo diferencë nuk është shumë e madhe dhe tratativat pritet të mbyllen me sukses pasi edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Torino.
Top Channel