Europa League, short “spektakolar”

16/12/2011 14:10

Porto do të përballet me Manchester City, ndërsa Ajax sfidon gjigantët e tjerë të qytetit, United, në ato që janë përballjet më interesante që ofroi shorti për raundin e dytë të Europa League.

Skuadra e Amsterdamit dhe “Djajtë e Kuq” nuk përballen midis tyre që prej sezonit 1976-77 të Kupës UEFA, kur anglezët kaluan përtej raundit të dytë me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Lacio e Lorik Canës përballet me Atletikon e Madridin, një skuadër që italianët eliminuan në gjysmëfinalet e Kupës UEFA 1997-98, të fituar më pas prej Interit.

Në ndeshjet e tjera, spikat përballja e Stoke me Valencia, ajo e Rubin Kazan me Olimpiakosin dhe takimi që vendos përballë finalistëve të vjetshëm të Bragës, gjigantët turq të Besiktashit.

Shorti për raundin e dytë të Europa League
1. Porto-Manchester City
2. Ajax-Manchester United
3. Lokomotiv Moskva-Athletic Bilbao
4. Salzburg-Metalist Kharkiv
5. Stoke City-Valencia
6. Rubin Kazan-Olympiakos
7. AZ Alkmar-Anderlecht
8. Lazio-Atlético Madrid
9. Steaua BucureÅŸti-Twente
10. Viktoria Plzen-Schalke 04
11. WisÅ‚a Kraków-Standard Liège
12. Braga-BeÅŸiktaÅŸ
13. Udinese-PAOK
14. Trabzonspor-PSV Eindhoven
15. Hanover-Club Bruge
16. Legia Warszawa-Sporting Lisbon

Raundi i 1/8-ave i Europa League
Fituesi 4-Fituesi 6
Fituesi 16-Fituesi 1
Fituesi 11-Fituesi 15
Fituesi 9-Fituesi 10
Fituesi 5-Fituesi 14
Fituesi 7-Fituesi 13
Fituesi 8-Fituesi 12
Fituesi 2-Fituesi 3

Top Channel