
Lendon Donovan rikthehet në Europë. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy do të luajë sërish në Premier Ligën angleze ku do të bashkohet me Everton.
Lajmi konfirmohet nga vetë klubi kalifornian nëpërmjet një komunikate për shtyp ku lexohet se Donovan është dhënë në formë huazimi te skuadra angleze për 2 muaj.
Futbollisti 29-vjecar pritet të bëjë debutimin e tij me fanelën e Everton në 4 janar me sfidën kundër Bolton, ndërkohë që do të mbyllë aventurën me skuadrën angleze në 25 shkurt në derbin me Liverpul.
Kontrata e Donovan me Everton parashikon gjithashtu, kthimin e amerikanit te Los Angeles në prag të ndeshjes cerekfinale të Ligës së Kampioneve të CONCAF si dhe në prag të sezonit të ri të kampionatit amerikan të futbollit.
Top Channel