Barcelona, Alexis në dyshim për finalen

16/12/2011 15:40

Vizitat mjekësore konfirmuan se Alexis Sanchez, sulmuesi i Barcelonës, ka një problem muskolor në kofshën e këmbës së majtë dhe është në dyshim për finalen e Botërorit të Klubeve ndaj Santos.

Futbollisti kilian zëvendësoi David Villa-n në minutën e 37 të pjesës së parë dhe la fushën e lojës në minutën e 71 pasi ndjeu shqetësime në kofshë.

Nga ana tjetër, David Villa është larguar sot nga Japonia pasi pësoi një frakturë në këmbën e majtë gjatë ndeshjes gjysmëfinale ndaj Al Sadd, ku Barcelona fitoi 4-0.

Pritet që gjatë fundjavës sulmuesi spanjoll të operohet dhe rikthimi në fushat e lojës mund të zgjasë 4-5 muaj.

Top Channel