Balotelli sërish “sherr”

16/12/2011 16:20

Pas një periudhe qetësie, Mario Balotelli u është rikthyer zënkave me shokët e skuadrës tek Manchester City.

Sulmuesi italian, këtë herë është kapur në stërvitje me Micah Richards. Mbrojtësi anglez dhe “SuperMario”, nga fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat britanike, kanë patur një debat të ashpër me njëri-tjetrin gjatë një seance stërvitore. Fatmirësisht, dhe falë ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë dhe trajnerit Mancini, gjakrat janë qetësuar, dhe i gjithë “sherri” është mbyllur me një sqarim mes Richards dhe Balotelli-t.

Nuk jepen sqarime se cilat kanë qenë shkaqet e debatit mes dy lojtarëve. Ky nuk është rasti i pari që Balotelli përfshihet në zënka me shokët e skuadrës tek City. Në nisje të sezonit ai ka patur fërkime me Adebayor, ndërkohë që ky i fundit ka patur një zënkë që përfundoi në grushta edhe me Kolo Toure.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel