Toti: Largohem nga Roma nëse…

15/12/2011 19:25

Barazimi në kampionat kundër Juventusit, më shumë se të gjithë romanistët ka lënë të pakënaqur kapitenin Francesko Toti.

Kritikat e shumta për humbjen e penalltisë, i janë shtuar mungesës së ndeshjeve si titullar, dhe numri 10 i Romës pranoi se ka menduar për largimin nga klubi, tashmë që është në fundin e karrierës.

“Nëse gjërat do të vazhdojnë të jenë kështu, do të mendoj për të lënë Romën. Nëse problemi i kësaj skuadre jam unë, ashtu sic kam dëgjuar shpesh kohët e fundit, atëherë do ta mendoj largimin. Nuk kam asgjë me klubin, me trajnerin apo me shokët e ekipit, por më vjen keq që dëgjoj gjëra të tilla nga tifozët”, tha Francesko Toti në një festë të organizuar nga Roma.

Kapiteni i verdhekuqve ka polemizuar me një grup tifozësh pranë banesës së tij, të cilët e kanë këshilluar të lërë futbollin e luajtur. Ndërkohë në këshillin administrativ të Romës, është konfirmuar presidenti Di Benedeto, por kanë hyrë anëtarë të rinj si Mark Pens dhe Brajan Klein.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA