Tevez i përkushtohet golfit

15/12/2011 22:17

Milan, Paris Sen Zhërmën, Juventus dhe Boka Juniors janë skuadrat që kanë lëvizur më shumë në merkaton e futbollistëve për të marrë sulmuesin Karlos Tevez. Por në pritje të transferimit në klubin e tij të ri, argjentinasi po kalon pushime të tejzgjatura në vendlindjen e tij. Mes diellit në La Plata, si dhe turneve amatore të golfit, 27 vjecari po përpiqet që të harrojë aventurën me Mancester Sitin.

Por muaji i kaluar në Argjentinë, ka rindezur dëshirën e sulmuesi argjentinas t latin për tu rikthyer te Boka Juniors, ekip që tashmë është favorit për të marrë shërbimet e Karlos Tevez. “Nuk ka rëndësi nëse duhet të heq dorë nga paratë. Jam lodhur duke udhëtuar dhe duke ndryshuar shpesh. Dua të luaj me Bokën” u tha sulmuesi, miqve të tij  me të cilën luan cdo gjë tjetër përvec futbollit këto ditë.

Ëndrra e Karlos Tevez është të veshë sërish fanelën e Boka Juniors, ekip që në 2001, e lancoi në arenën ndërkombëtare kur ishte vetëm 17 vjec. Ajo cka është e sigurt, është se sulmuesi argjentinasi nuk do të luajë më kurrë në Angli, për shkak të problemeve që po has me largimin nga Mancester Siti.

Top Channel