Ruud van Nistelrooy, aktualisht sulmuesi i Malagës në kampionatin spanjoll, është goleadori më i mirë i dhjetëvjeçarit të parë të shekullit (2001-2010), sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Hollandezi, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe për PSV, Manchester United, Real Madrid dhe Hamburg, ka shënuar 86 gola, një më shumë se francezi Thierry Henry. Në vend të tretë është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Didier Drogba me 83 gola.
IFFHS ka marrë parasysh në këtë renditje golat në ndeshjet ndërkombëtare të shënuara me përfaqësueset, në fazat finale të turneve olimpikë, Botërorin e Klubeve, kompeticione ndërkombëtare të përfaqësueseve të futbollit dhe Superkupat kontinentale të të gjitha konfederatave.
Ja renditja e 10 golashënuesve më të mirë të dhjetëvjeçarit:
1. Ruud van Nistelrooy 86
2. Thierry Henry 85
3. Didier Drogba 83
4. Miroslav Klose 81
5. Samuel Eto’o 79
6. Flávio da Silva Amado 73
7. Dimitar Berbatov 71
8. Raúl González 71
9. David Villa 68
10. Andrey Shevchenko 68
Top Channel