Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i kombëtares italiane, deklaroi se Topin e Artë 2011 duhet ta fitojë mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez.
“Dua që ta fitojë Xavi Topin e Artë sepse duhet ta fitojë një futbollist spanjoll. Vitin e kaluar ishte mëkat që nuk e fitoi ai apo Iniesta sepse luajtën më mirë se Messi”, tha Cannavaro, fitues i këtij çmimi në vitin 2006, në një intervistë për ‘Onda Cero’.
Për ish-mbrojtësin e Real Madrid, Barcelona është një ekip që ka një fizionomi loje dhe i lejon vetes të gabojë sepse do të vazhdojë të luajë njësoj sido që të shkojnë gjërat.
“Ata mund të humbin ndeshje dhe asgjë nuk ndryshon, ndërsa ndryshon puna për Realin sepse është një skuadër e re dhe e ka të detyrueshme fitoren e trofeve”, tha Cannavaro.
Top Channel