Cana dëmtohet në kualifikimin e Lacios

15/12/2011 00:00

Ndjenja e Lorik Canës për kualifikimin e mbrëmshëm të Lacios për në
turin tjetër në Europa League është e ndarë si dy anët e një medaljeje.

Futbollisti shqiptar është aktivizuar si titullar në qendër të mesfushës laciale kundër Sportingut të Lisbonës, duke dhënë kështu kontributin e vlefshëm në këtë ndeshje.

Por kur rezultati shënonte 1-0 për skuadrën romane, mesfushori kuqezi ka pësuar një dëmtim, i cili e ka bezdisur. Pas rinisjes së lojës në pjesën e dytë, ai ka ndjerë shqetësime nga dëmtimi dhe ka kërkuar zëvendësimin në minutën e 53. Vendin e tij e zuri Gonazales. Megjithatë një minutë më vonë Lacio shënoi edhe golin e dytë me Skulin, duke fiksuar fitoren 2-0, që i ka mundësuar kualifikimin për në turin tjetër si e dyta e grupit D.

Top Channel