Botërori i Klubeve, Barcelona në finale

15/12/2011 00:00

Barcelona mundi me rezultatin e thellë 4-0 ekipin Al Sadd në një ndeshje që i ngjante më shumë një seance stërvitore duke u kualifikuar për finalen e Botërorit të Klubeve që do të luhet të dielën, ku e presin brazilianët e Santos.

Autorët e golave ishin ata që rrallë shënojnë për katalanasit: Adriano (shënoi dy golat e parë të takimit), Keita dhe Maxwell.

Lajmi i keq për Barcelonën është dëmtimi i rëndë i sulmuesit David Villa, i cili dëmtoi rëndë kockën e këmbës dhe me shumë mundësi ka mbyllur sezonin. Për të është në rrezik edhe pjesëmarrja në Euro 2012.

Messi nuk shënoi në një ndeshje ku tentoi shumë pak portën dhe ruajti energjitë për finalen e së dielës.

Top Channel