Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona e ka treguar edhe më parë se nuk merr rezultatet në pankinë, ashtu sic luante vetë në fushë. Por pezullimi edhe në një ligë modeste si ajo e Katarit, ka konfirmuar problemet e “Pibe d’Oro”.
Maradona, që aktualisht drejton klubin e Al Vasl në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, është pezulluar me 3 ndeshje pas grindjeve në fushë që kaluan kufirin, mes tij dhe trajnerit Kozmin Olarou. Marrëdhëniet mes ish-futbollistit të njohur dhe Federatës së vendit aziatik janë acaruar më shumë se kurrë pasi zyrtarët vendosën që përvec dënimit, Maradona të gjobitet dhe me 2 mijë dollarë.
Edhe trajneri tjetër i përfshirë në konflikt, Kozmin Olaroiu, u gjobit gjithashtu për incidentin e radhës mes tij dhe Maradonës. Këto episode mund të bëjnë që trajneri argjentinas të shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme për të vazhduar karrierën me një skuadër tjetër.
Top Channel