Luhet Liga e Europës

14/12/2011 18:40

Ndeshjet e sotme në mbrëmje, si dhe ato që do të luhen të enjten në Europa Lige, do të zbulojnë 9 ekipet e tjera që do të kualifikohen për në fazën e eliminimit direkt.

Deri tani janë 15 skuadra që janë kualifikuar në grupe, ndërsa 19 të tjerë janë matematikisht në radhën e pretendenteve për sfidat e fundit në grupe.

Në shortin që do të hidhet të premten në 16 Dhjetor në Nion, këtyre skuadrave do t’i shtohen edhe 8 ekipet që janë renditur të tretët në grupet e Ligës së Kampioneve.

Të mërkurën në orën 19:00 Lacio do të luajë ndaj Sportingut të Lisbonës. Alternativa e vetme për kualifikimin në grupin D është fitorja, por nëse në sfidën tjetër Vaslui mund Zyrihun, atëherë skuadra e Lorik Canës do të mbetet jashtë Europës.

Në grupin E Beshiktashit do t’i mjaftojë një pikë kundër Stoke City për t’u kualifikuar si i dyti në renditje, pikërisht pas anglezëve. Nëse ndodh kështu, sfida tjetër në Kiev, mes Dinamos dhe Makabit do të jetë vetëm për statistikë.

Në grupin F, PSG do të ndeshet me Atletik Bilbao që ka të sigurt vendin e parë. Por edhe nëse parizienët mund të marrin 3 pikët, kualifikimi mbetet në dorë të Salzburgut. Nëse austriakët nuk fitojnë ndaj Sllovan Bratislavës do të eliminohen.

Në orën 21:05 në grupin J, Shalke është i kualifikuar më parë dhe mund të tolerojë ndaj Makabi Haifës, që është favorit për të marrë vendin e dytë.
E njëjta situatë edhe për Fulhemin që do të luajë ndaj Odenses së eliminuar. Londinezët janë në avantazh ndaj pretendentit tjetër Visla Krakov, dhe një fitore minimale, i kalon në raundin tjetër.

Sfida tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Anderlehtit dhe Lokomotivës së Moskës. Këto dy ekipe janë kualifikuar dhe ndeshja mes tyre do vendosë vetëm vendin e parë në grupin L.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA