Kombëtarja, De Biasi trajneri i ri

14/12/2011 00:00

Giani De Biasi do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm.

Pas shumë ofertave, kandidaturave, më në fund federata shqiptare e futbollit ka vendosur t’ia besojë skuadrën tonë përfaqësuese një trajneri italian, i cili pritet që të jetë në krye të pankinës kuqezi deri në fund të eleminatoreve të botërorit 2014 dhe pritet që oferta ekonomike të mos i kalon 200 mijë eurot në një vit kalendarik.

Pritet që 55 vjecari të vijë ditët e para të javës së ardhshme atëherë kur dhe do të prezantohet para mediave.

De Biazi do të jetë trajneri i nëntë i huaj, i gjashti që nga viti 2002 dhe italiani i dytë pas Dosenën në epokën Duka.

Di Biazi e ka filloi karrierën si futbollist profesionist te skuadra e Interit, me të cilën nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare, për të kaluar më pas në shumë skuadra të nivelit të dytë në futbollin italian.

Përsa i përket karrierës si trajner, 55 vjecari ka drejtuar Torinon, Livornon, Breshian, Levanten dhe së fundi Udinezen.

Ende nuk dihet nëse bashkëpunëtorët e tij do të jenë shqiptarë apo të huaj, por kjo do të mësohet javën e ardhshme kur dhe do të bëhet prezantimi.

Top Channel