Guardiola: Botërori i Klubeve, titulli që preferoj

14/12/2011 11:45

Josep Guardiola, trajneri i Barcelonës, ka kërkuar që ekipi i tij të tregohet i kujdesshëm në gjysmëfinalen e së enjtes ndaj Al Sadd, skuadrës nga Katari.

“Nuk duhet ta marrim si një takim të fituar para se ta luajmë. Vitin e kaluar Internacional u mund nga Mazembe dhe askush nuk e priste diçka të tillë. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka: një karton i kuq, një gol i shpejtë”, theksoi tekniku katalanas, i cili vlerësoi edhe këtë kompeticion duke e cilësuar si “trofeun që më pëlqen më shumë të fitoj”.

“Më pëlqen më shumë se të tjerët Botërori i Klubeve për faktin e thjeshtë se është shumë e vështirë të marrësh pjesë në të. Për të luajtur në Japoni duhet të fitosh Ligën e Kampioneve dhe të gjithë e dimë sa e vështirë është kjo”, shtoi Guardiola.

Top Channel