E. Ligë, përfundon faza, kualifikohet Lazio

14/12/2011 23:11

Lacio i bashkangjitet Sportingut të Lisbonës për në fazën e 1/16 të finaleve të Europa Ligë në Grupin D.

Në “Olimpiko”, italianët mundën portugezet 2-0 për të marrë 3 pikë shumë të cmuara. Kozak dhe Skuli ishin ata që i dhanë këtë fitore Lacios që e mbylli fazën e grupeve me 9 pikë.

Në Grupin E, Beshiktashi kualifikohet si skuadra kryesuese. Në ndeshjen e fundit, turqit munden Stok Sitit 3-1 duke grumbulluar 12 pikë, ndërkohë që skuadra angleze zbriti në vendin e dytë. Paris Saint Zhermen nuk arriti dot të kualifikohet për në fazën tjetër të Europa Ligë. Skuadra franceze fitoi 4-2 ndaj Atletik Bilbaos, por kjo nuk mjaftoi që të vazhdojë aventurën evropiane.

Në Grupin K, Tvente dhe Visla janë skuadrat që e siguruan një vend për në 1/16 e finaleve në përfundim të fazës së parë të Europa Ligë. Tvente e kishte siguruar kualifikimin që më parë, madje si skuadra kryesuese. Fulhemi u skualifikua pasi barazoi me Odensen 2-2 edhe pse kryesonte me dy gola avantazh, por fitorja e polakëve e nxjerr jashtë ekipin anglez.

Në grupin L, llogaritë ishin mbyllur me kohë pasi Anderlehti dhe Lokomotiva e Moskës janë skuadrat e kualifikuara mes 32 më të mirave. Anderlehti fitoi edhe ndeshjen e fundit, pikërisht me Lokomotivën 5-3 duke e mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër, AEK i Athinës fitoi 3-1 me Shturmin e Grazit duke e mbyllur aventurën evropiane me 3 pikë.   

Top Channel