Santos ka mundur me rezultatin 3-1 japonezët e Kashiwa në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve dhe tashmë pret në finale Barcelonën nëse kjo e fundit mund të enjten ekipin Al Sadd, nga Katari.
Neymar zhbllokoi ndeshjen me një gol të mrekullueshëm në minutën e 19. Në minutën e 25 brazilianët dyfishojnë rezultatin me anë të Borges.
Në pjesën e dytë Sakai ngushtoi diferencën, por Silva mbylli ndeshjen në minutën e 63 me golin e tretë.
Japonezët dominuan lojën dhe patën më shumë raste shënimi, por i mungoi efikasiteti para porte, ndërsa Santos i besoi vetëm aksioneve individuale të talenteve që ka në përbërje.
Edhe pse ndaj Kashiwa-s kjo mjaftoi, në një finale hipotetike ndaj Barcelonës është gati e pamundur që brazilianët të arrijnë trofeun me një lojë të tillë.
Top Channel