Për herë të parë në historinë e aeronautikës shqiptare, një kampionat botëror i hedhjes me parashutë, do të zhvillohet në vendin tonë.
Një marrëveshje e bërë mes Federatës Shqiptare të Aeronautikës dhe Federatës Ndërkombëtare të këtij sporti, FAI, do të sjellë pilotët më të mirë të kësaj kategorie, në vendin e Shqiponjave.
Aktiviteti është pagëzuar me emrin “Albaia Open” dhe do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Vlorë, nga datat 8 deri në 12 maj. Ky është një sukses i sporteve të ajrit në Shqipëri, për vetë faktin se një eveniment i tillë nuk është gjykuar asnjëherë më parë si i përballueshëm nga vendi ynë.
FAI i ka dhënë të drejtën Aeronautikës shqiptare që të organizojë për herë të parë një botëror në fluturimet e lira, Në këtë mënyrë, nga 100 pilotë që merrnin pjesë në aktivitetet aktuale, kjo do ta cojë numrin në 200 pilotë nga e gjithë bota. Federata Shqiptare e Aeronautikës është unike në llojin e saj, pasi bashkon dy shtete të pavarura sovrane, Kosovën dhe Shqipërinë.
Top Channel