Berisha: Do të ruajmë kufirin e borxhit

14/12/2011 00:00

Vazhdimi i reformes ekonomike, per te lehtesuar sa me shume biznesin, per
te shkurtuar burokracite dhe per te konsoliduar zbatimin e ligjit per
partneritetin publik privat jane disa nga masat, qe jane ne fokusin
kryesor te qeverise per te shmangur krizen ekonomike financiare me te
cilen perballet sot eurozona.

Bashke me keto masa kryeministri Berisha konfirmoi se kujdesi kryesor eshte ngushtimi i deficitit buxhetor dhe ruajtja e borxhit publik nen 60 perqind, si dy shtylla kryesore per parandalimin e krizes. Kjo eshte dhe baza e reformes se re financiare te Bashkimit Europian per te shpenzuar aq sa ka mundesi apo, sic thote kryeministri, per te mos i shtrire kembet me shume se jorgani, si dhe per te zgjeruar hapesiren e lirise per ekonomise.

Duke zbatuar keto masa kryeministri eshte i bindur se kriza e eurozones, megjithese le pasoja per Shqiperine, nuk do te mund te perfshije ekonomine shqiptare dhe aq me pak, te cenoje nivelin e rritjes ekonomike te vendit.

“Vendi ka rritje ekonomike dhe per shqiptaret eshte jetike ruajtja e rritjes ekonomike. Pa rritjen ekonomike do te kishte jo rritje, por ulje te ndjeshme te pagave. Pa rritje ekonomike do te kishte jo rritje, po ulje te ndjeshme te pensioneve. Pa rritje ekonomike nuk do te mund te kishte investime, si dhe do te kishte rritje te madhe te papunesise. Vertet jemi i vetmi vend qe shenon uje te qarte te papunesise”, tha Berisha.
 
Per te mos cenuar ekonomine dhe popullaten nga mungesa e energjise elektrike, nepermjet nje akti normativ, qe duhet te miratohet ne Parlament, qeveria autorizoi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend. Sic shpjegohet zyrtarisht, ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji.

Berisha: Gëzoj shëndet të mirë

Të mërkurën ishte dalja e pare ne publik e kryeministrit Berisha qe nga e hena, kur pesoi debolesen ne festen e 21 vjetorit te Partise Demokratike. I relaksuar dhe me gjeste entuziaste, kryeministri Berisha shpjegoi qe kjo ishte hera e trete gjate 23 viteve te fundit, qe i ndodhte ky episod, por kete te fundit, e cilesoi si me te lehtin.

Kryeministri tregoi me detaje keto pervoja, por edhe kontrollet shendetesore qe ka kryer dhe sipas tij rezulton nje funksionim perfekt i sistemit, vecanerisht i qarkullimit te gjakut. Me profesion mjek, Sali Berisha terma te kesaj fushe per te treguar, se nuk rezultoi asnje bllokim i mureve te eneve te gjakut, qe sjell si pasoje iktusin apo hemoragjine cerebrale. Por kardiologu 67-vjecar Sali Berisha nuk harroi t’i bente shendetit te tij, edhe nje interpretim politik.

“Ndjehem shume mire, nga nje ‘chek up’ qe u be rezultoi se ne sistemin e te gjitha eneve te qarkullimit te gjakut te Sali Berishës nuk gjendet qofte edhe pllake e vetme ateromatoze, aterosklerotike. Imagjinoni ju cdo te thote kjo. Kjo do te thote system qe nuk ka moshe”, tha Berisha.

Top Channel