Barcelona, David Villa në shitje

14/12/2011 11:00

Pas dy vitesh me fanellën blaugrana duket se aventura e sulmuesit David Villa në Spanjë është drejt përfundimit.

Barcelona ka nxjerrë në shitje futbollistin spanjoll dhe tashmë pret oferta për goleadorin i cili nuk ka shënuar aq sa pritej dhe në “Klasiken” ndaj Real Madrid, ndeshjen më të rëndësishme të vitit, trajneri Guardiola e la në stol.

Sipas gazetës ‘Marca’, katalanasit do e shisnin Villa-n në merkaton e verës vetëm për një shumë të konsiderueshme duke qenë se e kanë blerë 42 milionë euro nga Valencia dhe rroga e tij është 7 milionë euro në sezon.

Sot për sot, e ardhmja e goleadorit duket se është në Angli tek Chelsea, Liverpool ose Aston Villa.

Liverpool është ekipi që e ka ndjekur më shumë Villa-n, por Chelsea është në gjendje t’i afrohet kërkesave të Barcelonës.

Top Channel