
Carolin Wozniack ka dicka të përbashkët me Novak Djokovic. Të dy tenistët përvece janë numrat 1 të botës në këtë sport, kanë edhe aftësi të mira imitimi ku viktimat më të preferuara janë pikërisht kolegët e tyre.
Tenistja daneze, që pak muaj më parë imitoi edhe Nadal, këtë radhë preferoi të vërë në lojë amerikanen Serena Williams. Episodi i këndshëm ndodhi gjatë një ndeshje ekzibicioni në Bratislavë kundër Dominika Cibulkova-s, kur Wozniack imitoi të gjitha lëvizjet e tenistes amerikane.
Sigurisht ky veprim i danezes bëri që si Cibulkova ashtu edhe i gjithë publiku i pranishëm në këtë ndeshje, të shpërthejnë në të qeshura. Ajo që nuk dimë është se si do ta ketë pritur vetë Serena Williams këtë gjest të Wozniack-it.
Top Channel