Trezeguet pranë transferimit tek River Plate

13/12/2011 21:45

David Trezeguet është shumë pranë transferimit tek River Plate, klubit të madh argjentinas që këtë sezon luan në kategorinë e dytë.

Sipas mediave argjentinase, ish-sulmuesi francez i Juventusit ka udhëtuar për në Amerikën Latine për tu takuar me drejtuesit e River dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Gazeta ‘Ole’ bën të ditur se Trezeguet ka folur me Almeyda-n, drejtorin teknik të klubit, dhe është dakord që të luajë në Divizionin e Dytë argjentinas me klubin me të cilin është tifoz.

Sulmuesi francez me origjinë argjentinase është aktualisht lojtar i Baniyas, një ekip në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aventura e tij e fundit në Europë ishte Hercules, në divizionin e parë spanjoll.

Top Channel