Seria A, fiton minimalisht Inter

13/12/2011 23:41

Me një gol të Nagatomos në minutën e 66-të, Interi arrin të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në “Marasi” ku mundi minimalisht Xhenoan.

Kjo ndeshje e prapambetur e javës së 11-të të Serisë A, i jep mundësinë zikaltërve të rikuperojnë disi në klasifikim, duke u ngjitur kështu në vendin e shtatë me 20 pikë, aq sa edhe Palermo e vendit të gjashtë.

Në pjesën e parë Xhenoa ishte thuajse inegzistente por në dy raste të mira ishte portieri Frei ai që i shpëtoi nga goli i avantazhit.

Në pjesën e dytë Alvarez zëvendësoi Faraonin duke u shndërruar më pas në protagonistin e golit pasi ishte ai që dha asistin, ndërkohë në mbyllje të ndeshjes Hulio Sezar bën mrekullinë në një goditje të Velozos.

Tashmë Interi rikuperon terren edhe sa i përket ndeshjeve duke u barazuar me 14-të takime sa të gjitha skuadrat e serisë A.

 

Top Channel