“Refleksione mbi shtetin e së drejtës”

13/12/2011 17:15

“Refleksione mbi shtetin e së drejtës” është titulli i librit të juristit Niazi Jaho, të cilin e promovoi mes miqsh dhe kolegësh. “Në shërbim të debatit” vijon nëntitulli.

“Këtë titull e kam caktuar jo rastësisht, por për rëndësinë që ka shteti i së drejtës. Duke marrë parasysh shkrimet që përmban ky libër, në mënyrë direkte ose indirekte kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Ne jemi ende larg nocionit dhe zbatimit të parimeve të shtetit të së drejtës. Prandaj zgjodha këtë titull. Ndërsa përsa i përket nëntitullit e kam vënë në shërbim të debatit sepse këto probleme kaq të rëndësishme ende nuk janë bërë objekt diskutimi dhe debati profesional dhe gjithëpërfshirës”, shprehet Jaho.

Në kreun e parë të librit trajtohen çështje që kanë të bëjnë me Kushtetutën, Kuvendin, Gjyqësorin dhe Prokurorinë, si imuniteti, Komisioni Hetimor i 21 janarit, ndalimi i kufizimit të së drejtës së informimit.

Ndërsa kreu i dytë i rezervohet temave mbi Kodin Zgjedhor, Zgjedhjet dhe raportet e OSBE/ODHIR-it.

Top Channel