Pique: E dinim që do fitonim ndaj Realit

13/12/2011 16:30

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, ka theksuar se katalanasit ishin të bindur se mund të fitonin “Klasiken” edhe pse shumica e njerëzve shihnin si favorit Realin e Madridit të shtunën e kaluar.

“E dinim që kishim aftësinë për të mundur Realin në Bernabeu dhe e vërtetuam këtë gjë në fushën e lojës. Tani duhet të vazhdojmë rrugën që nisëm”, u shpreh Pique në konferencën e shtypit në Yokohama, ku Barcelona po përgatit Botërorin e Klubeve.

“E dinim që fitorja në fushën e rivalëve direktë ishte e rëndësishme dhe ishim të motivuar për të marrë trepikëshin”, shtoi mbrojtësi spanjoll i qendrës.

Përsa i përket turneut që po zhvillohet në Japoni, Pique tha: “Është një kompeticion i veçantë sepse kemi shumë gjëra që janë të reja për ne. Nuk jemi të mësuar me orarin dhe nuk njohim mirë ekipet. Duhet të ambjentohemi dhe më pas të luajmë futbollin tonë.”

Barcelona do të luajë të enjten ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit Al Saad nga Katari.

Top Channel