Nafta vergine, dosja në gjykatë

13/12/2011 19:45

Është dorëzuar këtë të martë kërkesa për gjykim të skandalit të naftës vergine, në gjykatën penale të Tiranës, pak ditë pasi “Top-Channel” publikoi lajmin për mbylljen e hetimeve, të cilat zgjatën plot një vit.

Në këtë kërkesë janë si të pandehur 16 persona me në krye Hajri Elezaj, por edhe subjekti “Euroil SH.A”, i akuzuar për zhdukje provash, mashtrim dhe falsifikim.

Sipas kërkesës për gjykim, fajësia e të akuzuarve provohet mes të tjerash nga procesverbali i marrjes së dokumentave pranë “Armos”, dokumentat e bllokuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi ekspërtët e naftës virgin në vitet 2007-2009, dokumenta të deklaratave doganore të kryera në emër të “Euroil”.

Por, sipas prokurores së çështjes, Daniela Sulaj, fajesia e 16 te pandehurve provohet edhe nga deklarimi i ish-Ministrit Dritan Prifti, i pari qe denoncoi kete skandal.

Nga hetimi thuhet ne kerkesen per gjykim, referuar praktikave te dy eksperteve, dokumentacioni i bllokuar nuk tregon te verteten mbi destinacionin e 17 mije toneve nafte virgin.

“Kjo sasi e konsiderueshme”, thote prokuroria, “nuk eshte ngarkuar ne anije dhe se anija “Rita’s” eshte larguar bosh per ne Greqi. Sipas prokurorise rezulton se shoqeria “Euroil” ka raportuar si eksporte te saj dy ngarkesa ne muajin shkurt 2009, por te dyja keto me destinacion Libine nuk regjistrohen si te kaluara ne portin e Durresit”.

“Ne deklaratat doganore”, vijon prokurorja Daniela Sulaj, “eksporti realizohej me anijen “Rita’s” me ngarkese qe kap vleren e mbi 800 mijë dollareve, ndersa ne rastin tjeter eksporti i raportuar permes anijes “Calitea” me vlefte ne leke rreth 443 milione leke”.

Top Channel