Kaka larg Realit

13/12/2011 00:00

Për Rikardo Kaka shfaqet një tjetër pretendent për merkaton e muajit
janar. Bëhet fjalë për Totenhem që kërkon të rrisë kualitetet në
repartin e sulmit të skuadrës së tij.

Futbollisti brazilian vazhdon të ketë probleme te Reali i Madridit, pasi nuk po gjen hapësirat e duhura në formacionin bazë të skuadrës dhe për këtë arsye klubi spanjoll po mendon ta nxjerrë në merkaton e transferimeve ku Totenhemi duket një kandidat serioz.

Për më tepër, Reali i Madridit mund të pranojë nisjen e bisedimeve me klubin londinez edhe për faktin se trajneri Zhoze Murinjo pëlqen shumë Garet Bejl. Kjo do të thotë se klubi merenges mund të përdorë Kaka’ si mjet shkëmbimi me futbollistin uellsian. Gjithsesi Totenhem nuk është i vetmi që dëshiron të sigurojë shërbimin e Kaka’. Anglezët fillimisht duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Paris Sën Zhermen, i cili është vënë në ndjekje të 29 vjecarit që në verën e këtij viti.

Top Channel