Francezët kundërsulmojnë Ajaksin

13/12/2011 00:00

Dyshimet e ngritura pas ndeshjes së javës së fundit në Ligën e
Kampioneve për rezultatin e ndeshjes mes Dinamo Zagreb dhe Lionit, nuk u
pritën mirë nga drejtuesit e klubit francez. Presidenti Zhan Mishel Olá
po mendon të denoncojë Ajaksin drejtuesit e të cilit kanë sulmuar
ashpër Lionin duke e cilësuar si fajtor për eliminimin nga Liga e
Kampioneve.

‘Nëse drejtuesit e Ajaksit do të vazhdojnë me këto sulme, atëherë ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundër tyre për të mbrojtur veten-tha Olá në një intervistë për të përditshmen ‘Le Monde’

Më pas presidenti i Lionit konfirmoi se tashmë ka filluar konsultimet me avokatët e tij ne lidhje me kete ceshtje. Në javën e fundit të Ligës së Kampioneve, ajaksi u mund nga Reali i Madridit 0-3, ndërsa Lioni fitoi me Dinamon e Zagrebit 7-1 me transalpinët që kaluan në 1/8 e finaleve. Ajaksi kërkoi një hetim të sfidës së zhvilluar në Kroaci duke vënë theksin në faktin se edhe herë të tjera Dinamo e Zagrebit është dyshuar për shitje ndeshjesh.

‘Në të kaluarën Dinamo e Zagrebit është përfshirë në hetime për trukime ndeshje, por këtë radhë nuk bëri asnjë veprim të paligjshëm-vijoi më tej presidenti Olá.

Top Channel