Eto jep 122 mijë euro për një spital

13/12/2011 00:00

Samuel Eto tregon se është një person me zemër të madhe. Futbollisti
kamerunas i Anzhit, vendosi të japë kontributin nga ana financiare me
122 mijë Euro për ndërtimin e një spitali në vendin e tij. Ky spital do
të ndërtohet në Ngambè, 100 km larg Dualá, kryeqytetit të vendit.

‘Jemi ne ata që duhet të ndihmojmë më shumë në zhvillimin e vendit tonë – tha Eto – është dicka pozitive që ky qytet të ketë një spital tijin duke qenë se është shumë larg kryeqytetit”.

Sipas kryetarit të bashkisë së Ngambè, Antuan Logmó, ndërtimi i spitalit do të nisë në muajin janar. Ndërkohë Eto duket se ka ndërmend të japë ndihmesën e tij edhe në një projekt tjetër. Sulmuesi 30 vjecari premtoi se do të kontribuojë me 732 mijë Euro në 6 muajt e ardhshëm për përmirësimin e infrastrukturës.

Top Channel