Ethe merkatoje në NBA

13/12/2011 00:00

Në 25 dhjetor do të startojë sezoni i ri i NBA dhe të gjitha skuadrat pjesëmarrëse të Ligës Amerikane të Basketbollit janë përfshirë në ethet e merkatos.

Pas largimit të Lamar Odom nga Los Angeles Lakers te Dallas Mavericks, i erdhi radha Chansi Billaps të ndryshojë destinacion. Basketbollisti 35-vjecar, kampion i NBA në vitin 2004 me Detroit, do të luajë në këtë sezon me Los Angeles Clipers.

Billaps u la i lirë nga New York Nicks në fund të sezonit dhe skuadra kaliforniane shpenzoi për të vetëm 12 milionë euro.

Krejtësisht e kundërta ndodhi me Mark Gasol. Basketbollisti spanjoll vendosi të qëndrojë te Memfis Grizzlis. Është vetë Gasol që e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet rrjetit social Twitter. Sipas një të përditshmeje amerikane, Mark Gasol nënshkroi me Memfis një kontratë për 4 vjet të tjerë për një vlerë prej 58 milionë dollarësh duke refuzuar ofertën e bërë nga Huston për 55 milionë dollarë.

Top Channel