Barroso kundër Britanisë

13/12/2011 00:00

Kreu i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso ka dale dhe ai kundër
lëvizjes së Britanisë në samitin europian të Brukselit, me arsyetimin se
kërkesa e saj për trajtim special në shërbimet financiare do të vinte
në rrezik tregun e përbashkët.

Në samitin e javes që shkoi, David Cameron i vuri veton një traktati të ri për 27 vendet anëtare të BE-së, duke thënë duhet të mbronte industrinë britanike të shërbimeve financiare. Por të pakten 23 vende të tjera e pranuan idene e farketimit të marrëdhënieve më të ngushta. Gjate raportimit perpara anëtareve të Parlamentit Europian ne Strasburg, Barroso mori ne shenjester pikërisht Britanine, si vendin e vetem te bllokut qe iu kundervu amendimit te traktatit te Lisbones.

Ne kembim te ‘Ok’ të saj Mbreteria e Bashkuar kerkoi nje protokoll specific per sherbimet financiare, i cili, ne formen e prezantuar, perbente rrezik per integritetin e tregut te brendshem. “Pikerisht ky hap i Londres e beri kompromisin te pamundur”, tha Barroso.

Te gjithe kreret e tjere te qeverive nuk paten zgjedhje tjeter ndermjet pagimit te nje cmimi dhe levizjes perpara pa pjesemarrjen e londres dhe pranimit te nje marreveshjeje te brendshme mes tyre. Njeri prej iniciatoreve te ndryshimeve ne traktat, presidenti francez Nikolas Sarkozi deklaroi nje dite me pare se tashme ekzistojne dy europa te ndryshme. Barroso megjithate nuk fshikulloi vetem Britanine ne fjalen e tij. Shefi i Komisionit Europian pati kritika edhe per vete paktin e shpetimit te euros qe sic tha, nuk eshte i mjaftueshem, sepse problemi nuk qendron vetem tek llogarite publike, por edhe ato financiare e per kete arsye lipset stimulimi i rritjes dhe punesimit.

Cameron mbron veton

Kryeministri britanik, David Kameron ka mbrojtur sot përpara parlamentit vendimin e tij  për të vënë veton për një traktat të ri në Bashkimin Evropian, por zëvendësi i tij, udhëheqësi liberal-demokrat, i koalicionit Nik Kleg, i cili ka thënë se vendimi ishte i keq për Britaninë, nuk ishte në seancën parlamentare.

Në fjalimin në Uestminster, Kameron tha se garancitë e kënaqshme nuk ishin të disponueshme në traktatin e BE-së. Sipas tij përgjegjësia ishte mes një traktati pa garancitë e duhura për qëndrimin financiar të Londrës ose asnjë traktat fare.

Kameron mohoi se vetoja e vënë prej tij ishte rezultat i një qëndrimi të butë ndaj regullave në sektorin bankar. “Nuk ishte një gjë e lehtë  por ishte padyshim gjëja e duhur që duhej bërë”,  deklaroi kryeministri britanik.

Por Kameron tha se Britania mbetej e angazhuar si një anëtare e plotë e BE-së dhe ngjarjet e javës së kaluar nuk do ta ndryshonin këtë angazhim.

Britani, kritika ndaj Cameron

Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Nick Clegg, sulmoi David Cameron për veton e tij ndaj traktatit të ri të BE-së, me pretendimin se izolon vendin.

Burime pranë liderit të liberal-demokratëve thanë për BBC se Clegg i ka bërë të qartë shefit të qeverisë se lëvizja e tij nuk ka qenë në të mirë të interesave kombëtare.

Lëvizja e Clegg është dukur e çuditshme, duke patur parasysh që fillimisht ai e mbështeti mospjesëmarrjen në traktatin e ri europian dhe u bë pjesë e bisedimeve për qëndrimin që duhej mbajtur.

”Sipas Clegg, mënyra se si Cameron veproi në Bruksel ishte më shumë një shou politik. Reagimi i tij e izolon vendin dhe është e qartë që rruga e duhur për t’u ndjekur do të kishte qenë bashkëpunimi me vendet e Eurozonës”, citoi “BBC” personin pranë liderit liberal.

Top Channel