
Arsenal kërkon përsëri sulmuesin e Realit të madridit Benzema. Lajmi
bëhet publik nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës,
trajneri i Topcinjve të Londrës, Arsen Vengèr e ka vënë 24 vjecarin në
krye të listës së shpenzimeve në merkaton e transfëerimeve.
Qëndrimi i Robin Van Persit në ‘Emirates Stadium’ nuk është i sigurt dhe futbollisti holandez ka deklaruar se vetëm në fund të këtij sezoni do të fillojë bisedimet me drejtuesit e Arsenalit për rinovimin ose jo të kontratës. Vengèr nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur në këtë pikë dhe për këtë arsye do të kërkojë shërbimin e Benzemá.
Për më tepër, Arsenali mund të shfrytëzojë mjaft mirë edhe faktin që Reali i madridit ka shfaqur interes për Van Persin të cilin mund ta përdorë edhe si mjet shkëmbimi me Benzemá.
Ndërkaq, sulmuesi i Realit të Madridit, është vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Francë për shkak të formës së mirë të shfaqur. Është e përditshmja ‘France Football’ ajo që i ka dhënë këtë cmim të vecantë Benzemasë që mundi mesfushorin e Mancester Sitit, Samir Nasrì.
Top Channel