“Të ashpërsohet Kodi Penal”

12/12/2011 00:00

Në kohën kur Kodi Penal po rishikohet për të bërë ndryshimet e
nevojshme, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka  hedhur idenë e
ashpërsimit të legjislacionit përsa i përket krimit dhe dhunës në
familje.

“Ka ardhur koha sot qe edhe ne momentet qe jemi ku Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale po trajtohen, gjej rastin të them qe ne kemi nevojë për një politikë më të ashpër, përsa i takon cështjeve të dhunës në familje. Një politikë penale më e ashpër dhe diferencuese në mënyrë të qartë të kësaj figure të krimit, së pari do të rrisë përgjegjësinë e cdo qytetari dhe grupi shoqeror”, tha Nishani.

Dhuna ne familje, si dhe dhuna ndaj identitetit gjinor ishte gjithashtu ne qender te fjales se ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu, i cili theksoi se nese do te lexosh gazetat apo te shohesh lajmet vihet re kohet e fundit raportime per shume gra dhe vajza qe jane rrahur apo vrare nga bashkeshortet dhe te dashurit.

“Një fushë tjetër për t’u shqetesuar shumë është dhuna brenda familjes, e cila duket se ka një rritje në numer. Eshte e veshtire ne fakt te thuash nese ka me shume raste te dhunes brenda familjes apo nese njerezit po behen gjithmone e me te vetdijshem per ceshtjen. Ajo qe eshte e qarte eshte se ka nje rritje te numrit te dhunes brenda familjes te raportuar gjate muajve te fundit”, tha Arvizu.

Megjithate, sipas kendveshtrimit te ministrit te Brendshem, forcimi i sistemit gjyqesor do te sillte besim tek publiku per zgjidhjen e ceshtjeve te tyre.

“Palet te kene besim se konfliktet e tyre qofshin ato civile dhe penale do te zgjidhen ne menyre te drejte dhe transparente, bazuar ne prova dhe fakte te besueshme sidomos nga deshmite e deshmitareve”, tha Nishani.

Për kryeprokurorin e Krimeve te Renda Olsi Cela pavaresisht zhvillimit te hetimit me metodat speciale, roli i deshmitarit ne dosjet penale mbetet paresor.

“Eksperienca na tregoi qe pavaresisht tekonolgjise, susksesi më të cilën ne atë e përdorim, roli i deshmitarit ngeli kyc në procesin penal, sidomos ne ceshtjet e trafikimit”, tha Cela.

Top Channel