Shtëpia e “Up” ekziston vërtet

12/12/2011 11:30

Shtëpia që shihet në filmin e animuar “Up”, që fitoi edhe dy çmime Oscar në vitin 2010, jo vetëm që ekziston, por ka edhe pronarët e saj tashmë.

Lynette dhe Clinton, dy bashkëshortë fanatikë të Disney dhe të apasionuar pas filmit “Up” kanë blerë këtë shtëpi që ndodhet në Salt Lake City, në Utah (SHBA).

Kjo “mrekulli” e vogël ka kushtuar 400 mijë dollarë dhe e vetmja gjë që i mungon janë tullumbacet që e bënë të fluturonte në film.

“Up” është një film i animuar amerikan i prodhuar nga Pixar dhe që ishte filmi i parë i animuar 3D që mori pjesë në Festivalin e Kanës (2009).

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta