Ronaldo, sa “i vogël” përballë Barcelonës

12/12/2011 00:00

Sfidat me Barcelonën kanë qenë një minus i madh për Kristiano Ronaldon. Përballë katalanasve, rendimenti i portugezit bie ndjeshëm dhe tashmë tifozët e Realit të Madridit fillojnë që të bëjnë krahasime me legjendën e “Los Blankos”, Raul.

E përditshmja madrilene AS, analizon lojën e 26-vjecarit duke bërë edhe një krahasim me Raul. Deri tani Ronaldo ka zhvilluar 10 ndeshje kundër Barcelonës duke shënuar vetëm 3 gola që do të thiotë se ka një mesatare prej 0.3 golash për ndeshje. Ndërsa Raul në 37 ndeshjet e zhvilluara përballë katalanasve ka arritur të shënojë 15 gola.

Diferenca mes tyre bëhet më e madhe po të shohësh minutat e luajtura nga të dy futbollistët. Ronaldo shënon ndaj Barcelonës cdo 301 minuta, ndërsa Raul cdo 196 minuta. Për më tepër, Ronaldo ka fituar vetëm 1 ndeshje kundër Barcelonës, atë të finales së Kupës së Mbretit, ku ai shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Kjo nuk mjafton për tifozët madrilenë të cilët kërkojnë më shumë nga futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Top Channel